Ndërlidhjet

Rreth 40 ushtarë sirianë vriten në Irak


Siri...
Siri...
Zyrtarët irakianë thanë se persona të armatosur të paidentifikuar kanë vrarë të paktën 40 ushtarë sirianë dhe punonjës të qeverisë, të cilët ikën në Irak në javën e kaluar për t'i shpëtuar një sulmi të guerilëve sirianë.

Sulmi i së hënës kishte në shënjestër një konvoj i cili po transportonte grupin, që po kthehej në Siri nëpërmjet një province të dominuar nga sunitët, Anbarit të Irakut.

Konvoji u prit në Akashat ndërsa po lëvizte drejt kufirit.

Trupat siriane ishin në mes të 65 personave që kaluan në Irak dhe iu dorëzuan autoriteteve irakiane më 1 mars në mënyrë që të shpëtonin nga sulmet e kryengritësve, që po luftojnë për të rrëzuar regjimin e presidentit sirian Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG