Ndërlidhjet

Shpërthim i ri në veri të Mitrovicës


Mitrovicë, foto nga arkivi
Mitrovicë, foto nga arkivi
Veriu i Mitrovicës sërish është trandur nga një shpërthim i ri.

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës tha se një mjet i paidentifikuar ka shpërthyer në orën 01:15 në rrugën “Tanaska Rajiq”.

Zëdhënësi Avni Zahiti i tha Radios Evropa e Lirë, se nuk dihet se kush ishte cak i sulmit, meqë mjeti ka shpërthyer në rrugë në mes të një restoranti dhe banese.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Që nga janari i këtij viti, policia thotë se kanë ndodhur mbi 20 shpërthime të natyrës së tillë.

Në asnjërin rast nuk është arrestuar askush.

Veriu i Mitrovicës është shdnërruar në arenë të tillë shpërthimesh, derisa disa zyrtarët kanë thënë se shpesh cak i sulmeve janë serbët që punojnë për institucionet shtetërore të Kosovës.

Incidentet janë shpeshtuar më shumë në kohën kur në Bruksel kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, po diskutojnë modalitetet mbi zgjidhjen e problemit të strukturave paralale të financuara nga Serbia, të cilat e kontrollojnë këtë pjesë sikurse edhe komunat tjera me shumicë serbe ne veri.
XS
SM
MD
LG