Ndërlidhjet

Guerilët sirianë zënë rob guvernatorin e një province


Raqqa, 4 mars, 2013
Raqqa, 4 mars, 2013
Aktivistët thanë se kryengritësit sirianë kanë zënë rob guvernatorin e provincës veriore të Rakas (Raqqa) pasi që morën së pari kontrollin mbi kryeqytetin provincial.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se kryengritësit kanë kapur guvernatorin Hassan Jalili pas përleshjeve që ndodhën afër rezidencës së tij në qytetin e Rakas.

Jalili është zyrtari më i lartë që kapet nga guerilët, të cilët po luftojnë kundër presidentit Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG