Ndërlidhjet

Nuk ka rënie të sulmeve talebane në Afganistan


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Komanda ushtarake e SHBA në Afganistan thotë se nuk do të publikojë shifrat për sulmet e talebanëve.

Njoftimi i së martës në lidhje me vendimin, vjen një javë pasi që Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë në Afganistan (ISAF) pranuan se, raporti i tyre i cili paraqet një rënie për 7 për qind në sulmeve të talebanëve gjatë 2012 ishte e gabuar, dhe se në fakt nuk ka ndonjë rënie të tyre.

ISAF thotë se pritet që në raportet e tyre për numrin e sulmeve të talebanëve në Afganistan do të tregojnë gjithnjë e më shumë rritje, pasi që forcat afgane po vazhdojnë të marrin rolin udhëheqës nëpër fushëbeteja.

Kjo do të thotë se forcat avgane “janë duke kryer suksesshëm disa operacione të një anshme”, të cilat janë shpeshë larg vëzhgimit të ISAF-it.
XS
SM
MD
LG