Ndërlidhjet

Vetëvritet njëri nga përdhunuesit e studentes indiane


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Policia në Indi thonë se i dyshuari kryesor i bandës që përdhunan vajzën në një autobus në Nju Delhi ka kryer vetëvrasje në burg.

Policia thotë se Ram Singh vari veten të hënën në brendësi të një burgu të sigurisë së lartë.

Singh u akuzua se gjatë asaj kohe ai po ngaste autobusin në të cilin një 23-vjeçarja studente e mjekësisë, ishte përdhunuar dhe sulmuar nga një grup prej gjashtë njerëzve.

Sulmi shkaktoi zemërim dhe protesta në të gjithë vendin duke kërkuar mbrojtje më të mirë për gratë. Viktima vdiq më pas, nga lëndimet e shkaktuara.

Pesë burra, duke përfshirë Singh ishin akuzuar për krim dhe janë shfaqur në një gjykatë të posaçme të ngritur për të ofruar vendime të shpejta.

I dyshuar i gjashtë, është një 17-vjeçar dhe është duke u gjykuar në një gjykatë të veçantë për të miturit.
XS
SM
MD
LG