Ndërlidhjet

Intensifikohen luftimet për Homsin


Homs
Homs
Kryengritësit rebelë të Sirisë dhe forcat qeveritare kanë intensifikuar luftimet rreth qytetit strategjik të Homsit.

Aktivistët thonë se rebelët sunitë kanë depërtuar linjat e qeverisë në veri dhe perëndim të qytetit.

Forcat qeveritare, në anën tjetër, kanë përodrur altirelinë e rëndë. Besohet për vrasjen e dhjetëra njerëzve, por konfirmim zyrtar të numrit të viktimave nuk ka.

Në lindje të Sirisë, avionët luftarakë të qeverisë kanë bombarduar edhe qytetin Raka, i cili javën e kaluar ka rënë në duart e opozitës.

Konflikti civili në Siri ka hyrë në vitin e tretë. Kombet e Bashkuara llogarisin mbi 70,000 njerëz të vrarë.
XS
SM
MD
LG