Ndërlidhjet

SHBA: Sanksione ndaj bankës veri-koreane


Tom Donilon
Tom Donilon
Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione të reja kundër bankës kryesore për këmbime të huaja të Koresë së Veriut, për shkak të rolit të saj në mbështetjen e Phenianit në zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Barack Obama, Tom Donilon ka shpallur sanksione të reja të hënën.

Donilon tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët për të “shtrënguar sanksionet kombëtare dhe ndërkombëtare, për të penguar programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut”.

Donilon tha se Shtetet e Bashkuara “nuk do të pranojnë Korenë e Veriut si shtet bërthamor”.

Komentet e Donilonit vijnë pasi që Koreja e Veriut në javën e kaluar kërcënoi se do të nisë një sulm bërthamor kundër Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG