Ndërlidhjet

Mesha finale para zgjedhjes së papës


Vatikan...
Vatikan...
Kardinalët në Vatikan po mbajnë meshën finale para se të hyjnë në Kapelën Sistine për mbledhjen e fshehtë gjatë së ciëls do të zgjedhin papën e ri.

Kardinali Angelo Sodano, dekani i Kolegjit të Kardinalëve, ka bërë thirrje për unitet në kishën katolike.

Angelo Scola i Italisë dhe Odilo Scherer i Brazilit shihen si kandidatët më të fortë që mund të fitojnë 77 votat e nevojshme.

Fletëvotimet e kardinalëve do të digjen, për t’i treguar publikut se si është duke u zhvilluar votimi.

Tymi i bardhë që del mbi kapelë nënkupton se ka fitues, derisa tymi i zi tregon se votimi nuk ka qenë përcaktues.

Mbledhja e fshehtë vjen një muaj pasi që Papa Beneditki XVI tronditi botën duke u bërë papa i parë në 600 vjet që jep dorëheqje.

Papa i ri përballet me problemet, si skandalet seksuale dhe rënien e anëtarësisë.
XS
SM
MD
LG