Ndërlidhjet

Pheniani akuzon SHBA-në e Seulin për sulme kibernetike


Ilustrim
Ilustrim
Koreja Veriore ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë Jugore se kanë kryer sulme kibernetike kundër disa uebfaqeve zyrtare të regjimit komunist.

Raportet thonë se uebfaqet e Koresë Veriore si ajo e agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA, dhe të gazetës së përditshme “Rodong Sinmun” besohet se janë atakuar.

KCNA tha se serverët e internetit të Koresë Veriore kanë qenë nën sulme të përditshme të “vazhdueshme dhe intensive” kibernetike.

Agjencia e lajmeve akuzon SHBA-në dhe Korenë e Jugut, se po ndërtojnë kapacitete të luftës kibernetike dhe vuri në pah se Korea Jugore dhe SHBA po kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur që kur Koreja Veriore kreu një test bërthamor në muajin e kaluar. Veriu ka kërcënuar me një luftë bërthamore me SHBA-në.
XS
SM
MD
LG