Ndërlidhjet

Vërshime në Kosovë, mbytet një fëmijë


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Një vajzë 10 vjeçare ka humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Izbicë të Skenderajt.

Lajmi konfirmohet për Radion Evropa e Lirë nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës Besim Hoti.

Ai tha se vazja ka rënë të enjten aksidentalisht në një përrua, i cili ishte rritur nga prurjet e mëdha.

Hoti bëri të ditur se si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm ka pasur edhe bllokime rrugësh, por aktualiht situata është kthyer nromalitetit.

Vërshime ka pasur një ditë më parë edhe në Pejë, qendra e së cilët në javët e fundit, pas të reshurave të mëdha, po përmbytet nga uji.
XS
SM
MD
LG