Ndërlidhjet

OKB: Aeroplanët pa ekuipazh të SHBA-ve e cenojnë Pakistanin


Një aeroplan amerikan pa ekuipazh
Një aeroplan amerikan pa ekuipazh
Shefi i ekipit të Kombeve të Bashkuara për hetimin e viktimave nga aeroplanët pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, ka konkluduar se sulmet e këtilla e shkelin sovranitetin e Pakistanit.

Raportuesi special i OKB-së për të drejtat e njeriut dhe kundërterrorizëm, Ben Emmerson, nëpërmjet një kumtes të sotme, tha se Pakistani ia ka bërë të qartë se nuk i miraton sulmet me aeroplanë pa ekuipazh.

Emmerson tha se zyrtarët e Pakistanit i kanë thënë atij se kanë konfirmuar së paku 400 vrasje të civilëve nga sulmet e këtilla.

Analisti pakistanez, Imtiaz Gul, që e ka ndihmuar ekipin e zotit Emmerson, tha se raportuesit special të Kombeve të Bashkuara, i ka dhënë studime të rasteve të 25 sulmeve me aeroplanë pa ekuipazh, që kanë shkaktuar vdekje të civilëve.

Kumtesa e Emmersonit u bë pas tri ditësh të qëndrimit të tij në Pakistan.

Islamabadi rregullisht i ka dënuar sulmet me aeroplanë pa ekuipazh, duke i kritikuar ato si shkelje të sovranitetit.

Nga ana tjetër, zyrtarët amerikanë thonë se Pakistani në mënyrë sekrte e jep pëlqimin për sulme.
XS
SM
MD
LG