Ndërlidhjet

Pakistan: Nga eksplodimi i bombës – tre të vrarë


Njerëzit janë tubuar në vendin e shpërthimit të bombës në Karaçi
Njerëzit janë tubuar në vendin e shpërthimit të bombës në Karaçi
Policia e Pakistanit thotë se sot, nga një shpërthim i bombës në qytetin Karaçi, janë vrarë tre persona dhe janë plagosur disa të tjerë.

Sipas policisë, eksplozivi është aktivizuar afër një zyreje të një operatori kabllovik televiziv në lagjen Kadhi të Karaçit, që është qyteti më i madh në Paksitan.

Policia thotë se motivet e këtij eksplodimi nuk janë të qarta dhe se ende po zhvillohen hetime.

Ky shpërthim ndodhi vetëm një ditë, pas vrasjes së aktivistes së njohur sociale të Pakistanit, Perween Rahman, derisa kthehej në shtëpi.

Kryeqyteti komercial i Pakistanit, Karaçi, është i goditur nga dhuna politike, sektare dhe etnike.
XS
SM
MD
LG