Ndërlidhjet

Dow Jones përfundon 10-ditëshin e rritjes


Ilustrim
Ilustrim
Dhjetë ditëve rritje në Indeksin Dow Jones të Shteteve të Bashkuara u ka ardhur fundi.

Indeksi i 30 kompanive të mëdha publike, të bazuara në SHBA, është mbyllur të premten me 25 pikë më poshtë, përkatësisht në 14,514.11.

Kjo ka çuar në fundin e periudhës më të gjatë fituese për Dow Jones-in në afro 17 vjet.

Analistët thonë se rritja është shkaktuar pjesërisht nga përpjekjet e Bankës Qendrore të SHBA-së për të mbajtur normat e interesit të ulta dhe optimizmit se ekonomia amerikane është duke treguar shenja të forcimit.
XS
SM
MD
LG