Ndërlidhjet

Kina avancon në eksportimin e armëve


Ilustrim
Ilustrim
Një raport vë në pah se Kina ka kaluar Britaninë dhe është bërë eksportuesja e pestë më e madhe e armëve në botë.

Raporti nga Instituti Ndërkombëtar për Paqe, me seli në Stokholm, thotë se Pakistani është blerësi më i madh i armëve të Kinës dhe përbën 55 për qind të eksporteve të saj.

Sipas publikimit, eksporti i armëve kineze në periudhën 2008-2012 është rritur për 162 për qind nga periudha paraprake pesëvjeçare.

Po sipas tij, SHBA-ja mbetet eksportuesja më e madhe e armëve në botë, për t’u pasuar nga Rusia, Gjermania, Franca dhe Kina.

Pesë importuesit më të mëdhenj kanë qenë në Azi.
XS
SM
MD
LG