Ndërlidhjet

Irak: Raportohen sulme në përvjetorin e ndërhyrjes


Ilustrim
Ilustrim
Në Bagdad disa bomba makinë kanë shpërthyer, si dhe janë raportuar të shtëna armësh gjithandej vendit, pikërisht në ditën kur Iraku shënon dhjetë vjetorin e ndërhyrjes të udhëhequr nga SHBA-të, ndërhyrje kjo që rrëzoi nga pushteti e presidentin Saddam Hussein.

Zyrtarët irakianë thonë se të paktën 20 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur.

Sulmet e së martës duket se kanë pasur në shënjestër lagjet shiite në kryeqytetin e Irakut.

Një dekadë pas, siguria mbetet e brishtë, edhe pse dhuna e përgjithshme ka rënë ndjeshëm gjatë këtyre viteve.
XS
SM
MD
LG