Ndërlidhjet

Erdogan mirëpret thirrjen e kurdëve për armëpushim


Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mirëpritur thirrjen për armëpushim, të bërë nga lideri i burgosur i kurdëve, Abdullah Ocalan.

“Ky është një zhvillim pozitv, por zbatimi do të jetë hapi më i rëndësishëm”, ka deklaruar Erdogan.

Ai ka thënë se Turqia do të ndalojë operacionet kundër rebelëve kurdë, nëse ata ndalojnë luftimet.

Në një deklaratë të bërë publike të enjten, Ocalan u ka bërë thirrje luftëtarëve kurdë që të ndërpresin armiqësitë dhe të tërhiqen nga Turqia.

Deklarata vjen pas disa mujash negociata midis kurdëve dhe zyrtarëve të inteligjencës turke.

Konflikti midis autoriteteve turke dhe kryengritësve kurdë ka nisur në vitin 1984 dhe prej asaj kohe kanë humbur jetën rreth 40,000 njerëz.

Ocalan është dënuar me burgim të përjetshëm qysh në vitin 1999.
XS
SM
MD
LG