Ndërlidhjet

Protesta kundër martesave homoseksuale


Nga protesta në Paris...
Nga protesta në Paris...
Qindra-mijëra njerëz kanë protestuar të dielën në Paris kundër legjislacionit, i cili lejon martesat e homoseksualëve në Francë.

Media të ndryshme kanë raportuar për disa përleshje, të cilat kanë detyruar policinë të përdorë gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Sipas vlerësimeve zyrtare të policisë, në protestë kanë marrë pjesë rreth 300 mijë persona.

Vendimi për të legalizuar martesat mes homoseksualëve dhe që lejon çiftet homoseksuale të birësojnë fëmijë tashmë është miratuar nga Dhoma e Ulët e Parlamentit të Francës dhe pritet të shqyrtohet nga Senati, në muajin prill.

Këtë legjislacion e ka mbështetur edhe presidenti Francois Hollande.
XS
SM
MD
LG