Ndërlidhjet

logo-print

Annan: Vonë për ndërhyrje ushtarake në Siri


Kofi Annan

Kofi Annan

Ish-i dëguari i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Annan, ka thënë se është tepër vonë për intervenim ushtark në Siri dhe se armatosja e kundërshtarëve të presidentit Bashar al-Assad nuk do t’i japë fund konfliktit dyvjeçar.

Annan, i cili ka dhënë dorëheqje gushtin e kaluar, për shkak se nuk ka pasur mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u ka bërë thirrje fuqive botërore qe të respektojnë marrëveshjen për zgjedhje politike të krizës, e cila është arritur vitin e kaluar në Gjenevë.

“Nuk shoh mundësi për intervenim ushtarak në Siri. Për këtë është shumë vonë. Nuk jam i sigurt se ai nuk do të sjellë dëme shtesë”, ka thënë Annan, raporton Reuters.

Franca dhe Britania e Madhe i kanë kërkuar BE-së që të lehtësojë embargon e armëve për Sirinë, në mënyrë që të furnizojnë me armë shtesë rebelët sirianë.

Ndërkaq, plani i Gjenevës parasheh tranzicion politik në Siri, por nuk precizon rolin e presidentit aktual, Bashar al-Assad.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 70,000 njerëz kanë humbur jetën në dy vjet luftime midis fiorcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë, që duan ndryshimin e regjimit.
XS
SM
MD
LG