Ndërlidhjet

Papa u “lan këmbët” 12 të burgosurve


Papa Françesku
Papa Françesku
Papa Françesku do t’iu lajë këmbët 12 të burgosurve të rinj, në një qendër paraburgimi jashtë Romës.

Larja e këmbëve të enjten, para Pashkëve, është një traditë e krishterë, e cila bazohet në besimin se Jezusi u ka lërë këmbët apostujve të tij, para kryqëzimit.

Mesha e sotme në Bazilikën e Shën Pjetrit shënon edhe fillimin e ceremonive për Pashkë – festë që simbolizon ringjalljen e Jezusit.

Françesku do të vizitojë qendrën e paraburgimit pasdite dhe do të mbajë një meshë para të burgosurve të rinj, djem dhe vajza. Shumica e të burgosurve kanë lindur jashtë Italisë, janë myslimanë ose ateistë.

Françesku, i cili është zgjedhur në krye të Selisë së Shenjtë më 13 mars, ka theksuar rëndësinë për të ndihmuar të varfrit dhe ata që janë në nevojë.
XS
SM
MD
LG