Ndërlidhjet

Kosovë: Thaçi e vizitoi Mitrovicën


Hashim Thaçi gjatë vizitës në Mitrovicë
Hashim Thaçi gjatë vizitës në Mitrovicë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vizituar sot qytetin e Mitrovicës, për t’i parë nga afër projektet e infrastrukturës, që janë duke u zhvilluar në këtë qytet, njofton faqja e kryeministrisë në Internet.

Zoti Thaçi, që ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi, e të tjerë, e ka vizituar një fabrikë në ndërtim të ujit në Shipol, që është një investim prej 10 milionë eurosh, pastaj është ndalur në Objektin e Pallatit të Sportit, në fillim të ndërtimit të Universitetit Publik në Mitrovicë, e të tjera.

Zoti Thaçi është shprehur edhe për çështjen e kthimit.

“Është në interesin e të gjithëve që të gjithë qytetarët e të gjitha nacionaliteteve të kenë të drejtë të kthehen në pronat e tyre, në shtëpitë e tyre”, tha Thaçi dhe shtoi se “Qeveria e Kosovës do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, shqiptarë, serbë dhe të tjerë, që jetojnë në veri dhe jug”.
XS
SM
MD
LG