Ndërlidhjet

Kinë: Djetëra persona të bllokuar në një minierë


Pamje e qytetit Lhasa
Pamje e qytetit Lhasa

83 punëtorë janë bllokuar sot në një minierë, pas rrëshqitjes masive të dheut në Tibet.

Agjencia zyrtare e Kinës, Xinhua, raportoi se rrëshqitja e tokës ka ndodhur herët në mëngjes dhe i ka përfshirë afro 4 kilometra katrorë në territorin e qytetit Lhasa.

Punëtorët janë nga Korporata Kineze e Grupit të Arit Kombëtar.

Shembja e dheut ishte shkaktuar nga “katastrofa natyrore”.

Mjekëve u është rekomanduar që të përgatiten për t’i pranuar të mbijetuarit, por deri tash asnjë i bllokuar nuk ka arritur në spital.
XS
SM
MD
LG