Ndërlidhjet

Pak shpresa për minatorët e bllokuar në Tibet


Ilustrim

Ilustrim

Shpresat për të gjetur gjallë 83 minatorët e bllokuar në Tibet, kanë nisur të vyshken.

Kampi i minatorëve, i cili ndodhet në një lartësi prej 4,600 metrash, është shkatërruar të premten nga rrëshqitja e dheut.

Operacionet e ekipeve të shpëtimit janë penguar nga moti i ftohtë dhe rreziku i rrëshqitjeve të reja të dheut.

“Shanset e mbijetesës së minatorëve janë ta pakta, për shkak të shkallës së rrëshqitjes së dheut”, citon agjencia Xinhua një punëtor shpëtimi.

Miniera në qarkun Maizhokunggar prodhon bakër, ar dhe ardgjend dhe operohet nga kompania shtetërore e Kinës – Grupi Kombëtar i Arit.
XS
SM
MD
LG