Ndërlidhjet

Garuesja e parë për deputete në një qark të Pakistanit


Pakistan
Pakistan
Badam Zari është gruaja e parë në zonat fisnore të Pakistanit, e cila pretendon postin e deputetes.

Dyzetvjeçarja do të garojë në qarkun Bajaur, në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ajo ka folur për prioritetet e saj.

“Uji i pijshëm është njëri nga problemet më të mëdha në zonën tonë. Unë vetë kam bartur ujë mbi kokë nga një distancë e largët. Në zgjedhjet e ardhshme, do të garoj për të adresuar këto probleme”, ka thënë Zari.

Qarku Bajaur është strehë e militantëve islamikë dhe dominohet nga fiset pashtune, të cilat kanë pikëpamje konservative sa u përket të drejtave të grave.
XS
SM
MD
LG