Ndërlidhjet

Të burgosurti në Guantanamo në grevë urie


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar amerikan ka deklaruar se 39 të burgosur janë në grevë urie në objektin e paraburgimit në Guantanamo, por të burgosurit thonë se numri i grevisteve është më i madh.

Agjencia e lajmeve AP, citon avokatin Shaker Aamer të ketë thenë se rreth 130 të burgosur janë duke e refuzuar ushqimin në kundërshtim të ndalimit të tyre.

Tre nga grevistët thuhet se janë shtruar në spital, beri të ditur një zëdhënës.

Përfaqësuesit e Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq kanë arritur në kamp më 26 mars për të hetuar rastin.

Nga 166 të burgosurit e mbetur, vetëm gjashtë janë duke u përballur me gjykimin.
XS
SM
MD
LG