Ndërlidhjet

Bombë mbi një ndërtesë qeveritare në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët afganë thonë se militantët kanë shpërthyer një bombë jashtë një ndërtese qeveritare në perëndim të Afganistanit.

Shpërthimi ndodhi sot në mëngjes përpara një gjykate në krahinën Farah, në afërsi të kufirit iranian.

Shpërthimi u pasua nga një përleshje me armë në mes të kryengritësve dhe forcave afgane të sigurisë në qytetin Farah.

Radio Free Afganistani raporton se sulmi është kryer nga pesë militantë të veshur me xhaketa vetëvrasëse.

Zëvendës guvernatori i qytetit, Yonus Rasouli, tha se shpërthimi ka dëmtuar shumë zyra qeveritare në këtë zonë, duke përfshirë edhe zyrën e guvernatorit dhe një bankë lokale.

Rasouli tha se forcat e rendit janë në kërkim të militantëve të dyshuar. Deri më tash nuk ka pasur ndonjë njoftim për viktima.
XS
SM
MD
LG