Ndërlidhjet

SHBA: 5 milionë dollarë për kapjen e Jozef Konyt


Joseph Kony
Joseph Kony
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacionin që mund të çojë në kapjen e Jozef Konyt, prijës ushtarak në Ugandë.

Kony, është udhëheqës i ushtrisë së “Rezistencës së Zotit”, që ka zhvilluar një kryengritje të dhunshme dhe një fushatë të rrëmbimit të fëmijëve për dy dekada në katër vende të Afrikës Qendrore.

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka nxjerrë një urdhër arresti për Konyn mbi akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Njoftimi i së mërkurës për shpërblimin amerikan pasoi njofitmet se Uganda kishte ndërprerë kërkimet për kapjen e Konyt në Republikën e Afrikës Qendrore, pasi kryengritësit morën pushtetin në atë vend.

Rreth 2 mijë ushtarë nga Uganda, janë duke luftuar kundër pjesëtarëve të “Rezistencës së Zotit”, të mbështetur nga rreth 100 këshilltarë ushtarakë amerikanë.
XS
SM
MD
LG