Ndërlidhjet

Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi Ilirian Muhon nga KQZ-ja


Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi shkarkoi të hënën në mbrëmje pas një seance maratonë Ilirian Muhon, anëtarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Mazhoranca mori dhe votat e katër deputeteve të pavarur për dy prej të cilëve të larguar pak kohë më parë nga grupi parlamentar socialist, Kastriot Islami Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadelli, i katërti ishte dikur deputet i LSI, Dritan Prifti.

Mazhoranca i shkoi deri në fund përpjekjes së saj për të shkarkuar Muhon me gjithë përpjekjet ndërkombëtare që kjo të mos ndodhë.

Edhe gjatë një takimi të zhvilluar të hënën në mbrëmje me kryeministrin Berisha, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i kërkoi të mos preket KQZ, si institucion i pavarur.

Po dje në mbrëmje Bashkimi Evropian nëpërmjet një njoftimi të shkurtër për shtyp u shpreh i shqetësuar nga një votim i mundshëm në kuvend që do të shkarkonte anëtarin e KQZ-së.

Kuvendi gjithsesi votoi dhe pas shkarkimit të Muhos zgjodhi në vend të tij Klement Zgurin.

Në kulmin e kësaj përplasjeje politike mbërrin në Tiranë përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Catherine Ashton.

Ajo do të takohet me presidentin Nishani, kryeministrin Berisha dhe liderin e opozitës Rama, dhe pas takimeve, pas orës 13 ajo do të japë një deklaratë për shtyp.

Temë e bisedimeve do të jetë perspektiva evropiane e vendit ku një kusht themelor janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 23 qershorit 2013.
XS
SM
MD
LG