Ndërlidhjet

Eurozona në recesion edhe më të keq


Ilustrim
Ilustrim
Komisioni Evropian ka thënë se recesioni i sivjetmë në Eurozonë do të jetë më i keq sesa që pritej.

KE ka njoftuar të premten se bruto prodhimi i brendshëm parashikohet të bie në 0.4 për qind, krahasuar me parashikmet e mëparshme për 0.3 për qind.

Komisioni po ashtu ka thënë se Franca, ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës, do të rrëshqasë këtë vit në recesion, me rritjen negative prej 0.1 për qind.

Papunësia në gjithë Eurozonën pritet të arrijë një mesatare prej 12.2 për qind. Megjithatë, në vitin 2014, 17 vendet e zonës euro mund të shohin një rritje prej 1.2 për qind.
XS
SM
MD
LG