Ndërlidhjet

Irani tërheq ambasadorin nga Qiproja


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i Jashtëm i Qipros ka thënë se Irani ka tërhequr ambasadorin e tij nga Nikozia, pas ekstradimit të një shtetasi iranian nga Qiproja në Shtetet e Bashkuara.

Ekstradimi është bërë nën akuzat se i dyshuari ka shkelur sanksionet për armë të Kombeve të Bashkuara kundër Republikës Islamike.

Ministri i Jashtëm qipriot, Ioannis Kasuulides, ka bërë publik lajmin në një konferencë në Uashington.

Detaje për identitetin e iranianit të ekstraduar nuk janë dhënë.

Irani është nën disa sanksione të OKB-së, pasi refuzon të ndalojë aktivitetet bërthamore.

Vendet e Perëndimit druajnë se ky program i tij ka për qëllim krijimin e armës atomike.
XS
SM
MD
LG