Ndërlidhjet

Filipinet mund të tërhiqen nga Lartësitë Golan


Lartësitë Golan

Lartësitë Golan

Filipinet mund të tërheqin trupat e tyre nga forca paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Lartësitë Golan, për shkaqe të sigurisë.

Sekretari i jashtëm, Albert del Rosario, ka thënë se i ka rekomanduar presidentit Benigno Aquino tërheqjen e më shumë se 300 trupave nga zona, pas rrëmbimit të katër ushtarëve filipinas.

Vendimi tani varet nga presidenti.

Rebelët sirianë kanë rrëmbyer të martën katër filipinasit përgjatë linjës që ndan Lartësitë Golan dhe Sirinë.

Dy muaj më herët, 21 paqeruajtës filipinas janë rrëmbyer po ashtu dhe janë mbajtur për tri ditë nga rebelët në të njëjtën zonë.

Afro 1,000 paqeruajtës të OKB-së janë duke monitoruar armëpushimin në Lartësitë Golan, të cilat Izraeli i ka marrë nga Siria në luftën e vitit 1967.
XS
SM
MD
LG