Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Më shumë celularë sesa banorë


Ilustrim

Ilustrim

Një raport i Kombeve të Bashkuara bën të ditur se në fund të vitit 2013 do të ketë më shumë parapagues të telefonave celularë sesa ka njerëz në botë.

Raporti i Unionit të Telekomunikacionit Ndërkombëtar ka gjetur se aktualisht janë 6.8 miliardë parapagues të telefonave celularë në mbarë botën.

Popullsia e botës aktualisht është 7.1 miliardë.

Raporti vë në pah se në vitin 2005 kanë qenë 2.2 miliardë parapagues të celularëve në popullsinë 6.5 miliardëshe.

Po sipas raportit, ish-Republikat Sovjetike në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura kanë numrin më të madh të telefonave celularë për person.

Sa u përket lidhjeve me internet, përmes telefonave tokësorë ose mobilë, raporti i OKB-së bën të ditur se 40 për qind e popullsisë së botës tani është online.
XS
SM
MD
LG