Ndërlidhjet

logo-print

Koreja V. me ministër të ri të forcave të armatosura


Phenjan - foto ilustruese

Phenjan - foto ilustruese

Regjimi i Koresë së Veriut ka zëvendësuar ministrin e forcave të armatosura vetëm pas gjashtë muajsh në detyrë.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA ka bërë të ditur se ministër i ri do të jetë Jang Jong Nam. Ai është përshkruar si një komandant relativisht i ri në terren.

Jang do të pasojë Kim Kyok Sik-un, i cili nga shumë vëzhgues është konsideruar si udhëheqës i linjës së ashpër.

Emërimi i ministrit të ri të forcave të armatosura pason një periudhë të tensioneve të përshkallëzuara në rajon.

Koreja e Veriut në muajin shkurt ka kryer provën e tretë bërthamore, çfarë ka çuar në sanksione më të ashpra kundër saj nga ana e Kombeve të Bashkuara.

Që nga ajo kohë, Veriu ka kërcënuar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Azi.
XS
SM
MD
LG