Ndërlidhjet

Dyzet pacientë ikin nga spitali psikiatrik


Ilustrim
Ilustrim
Dyzet pacientë të sëmurë mentalisht kanë ikur nga një spital psikiatrik në Nairobi të Kenias.

Policia ka nisur gjithandej kërkimet për pacientët – disa nga ta të dhunshëm.

Sipas disa mediave lokale, grupi ka arritur të largohet nga spitali shtetëror Mathari, pas ankesave se terapia për ta është e paefektshme.

Mathari është spitali më i madh psikiatrik në Kenia.

Në vitin 2011, grupe për të drejta të njeriut kanë bërë thirrje për hetimin e abuzimeve të dyshuara në spital, pas dokumentarit të CNN-it “Të mbyllur dhe të harruar".
XS
SM
MD
LG