Ndërlidhjet

Putin kundër ndërhyrjes në Siri


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar kundër çdo lëvizjeje që do të “ashpërsonte” situatën në Siri.

Putin i ka bërë këto komente pas bisedimeve me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Soçi të Rusisë.

“Kemi shpenzuar shumë kohë duke folur për çështjet e sigurisë rajonale. Kolegu im dhe unë e dimë se çdo vazhdim i konfliktit të armatosur në Siri do të sjellë pasoja më të rënda edhe për Sirinë, edhe për gjithë rajonin. Skenari negativ mund të pengohet vetëm përmes armëpushimit të menjëhershëm. Zgjidhja politike është me rëndësi të madhe për të shmangur çdo veprim që mund të ashpërsojë edhe më tej situatën”, ka thënë Putin.

Komentet janë transmetuar si paralajmërim kundër ndërhyrjes së huaj ushtarake apo armatosjes së rebelëve që luftojnë kundër forcave qeveritare të Sirisë.
XS
SM
MD
LG