Ndërlidhjet

Rusia urdhëron largimin e “spiunit amerikan”


Ilustrim
Ilustrim
Rusia ka urdhëruar që agjenti i dyshuar i CIA-s të largohet nga vendi.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë të martën se personi, i identifikuar si Ryan Christopher Fogle, duhet të kthehet në Shtetet e Bashkuara “sa më parë që te jetë e mundur”.

“Veprimet e tilla provokuese, në frymën e Luftës së Ftohtë, nuk do të promovojnë forcimin e besimit të ndërsjellë midis Moskës dhe Uashingtonit”, ka thënë ministria ruse.

Shërbimi Federal i Sigurisë në Moskë ka thënë se Fogle është arrestuar për kohë të shkurtër, nën dyshimet se ka bërë përpjekje të rekrutojë një zyrtar të inteligjencës ruse, për të punuar për CIA-n.

Është thënë se Fogle ka qenë duke punuar si sekretar i tretë në Ambasadën Amerikane në Moskë.
XS
SM
MD
LG