Ndërlidhjet

Azerbajxhani forcon kontrollin në internet


Ilustrim
Ilustrim
Azerbajxhani ka legalizuar kontrolle më të ashpra të internetit. Parlamenti i këtij vendi ka votuar për të bërë “shpifjet” dhe “abuzimet” online - vepra penale.

Ligji i ri parasheh që shkelësit e tij të dënohen deri në tre vjet burgim.

Grupet e opozitës thonë se ligji mund të përdoret për të frenuar mospajtimet online.

Opozita zakonisht përdor mediat sociale për të koordinuar aktivitetet e saj.

Para se të votohej, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka thënë se ligji “do t’i vidhte publikut lajmet online” dhe i ka bërë thirrje presidentit Ilham Aliev, që të vërë veto mbi të.
XS
SM
MD
LG