Ndërlidhjet

OKB dënon videon e rebelit sirian


Komisionarja e OKB-së për të Drejta të Njeriut, Navi Pillay.
Komisionarja e OKB-së për të Drejta të Njeriut, Navi Pillay.
Kombet e Bashkuara kanë dënuar videon, e cila shfaq një rebel sirian duke i marrë një copë të zemrës një ushtari të vrarë.

Rebeli është identifikuar si Abu Sakkar dhe është thënë se vjen nga qyteti i Homsit.

Videoja, e cila nuk ka mundur të vërtetohet në mënyrë të pavarur, tregon atë duke i prerë zemrën viktimës.

Komisionarja e OKB-së për të Drejta të Njeriut, Navi Pillay, ka thënë se veprimi i Sakkarit është “krim lufte”.

Pillay i ka bërë thirrje opozitës që të hetojë incidentin, së bashku me shkeljet e tjera të dyshuara të rebelëve.

Këshilli Kombëtar i opozitës siriane ka dënuar po ashtu videon, duke thënë se rebeli do të sillet para drejtësisë.

Videoja është postuar online të dielën, edhe pse gazetarë të “Time Magazine” kanë thënë se e kanë parë në muajin prill.
XS
SM
MD
LG