Ndërlidhjet

“S’ka vend” për sulme seksuale në ushtri


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se vala e sulmeve seksuale në ushtri rrezikon sigurinë kombëtare të Amerikës dhe se ky problem duhet të zgjidhet.

Ai ka thënë se fuqia e ushtrisë amerikane mbështetet në besim, porse “çështja e sulmeve seksuale në forcat tona të armatosura minon këtë besim”.

Obama po ashtu ka theksuar se efikasiteti i ushtrisë varet nga disiplina dhe puna ekipore.

Komentet e presidentit vijnë pas akuzave se një ushtar, i cili ka punuar në një program për parandalimin e përdhunimit, ka detyruar një nëpunëse të tij të bëjë prostitucion.

Incidenti është i fundit në një varg sjelljesh të këqija. Ai pason edhe një raport të Pentagonit, i cili tregon se rreth 26,000 pjesëtarë të ushtrisë kanë qenë të sulmuar seksualisht vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG