Ndërlidhjet

SHBA dhe Rusia do të flasin për sigurinë ndërkombëtare


Këshilltari për siguri kombëtare në administratën Obama, Thomas Donilon.
Këshilltari për siguri kombëtare në administratën Obama, Thomas Donilon.
Sekretari i Këshillit të Sigurisë në Rusi, Nikolai Patrushev, është nisur për në Uashington, për një takim me këshilltarin e sigurisë kombëtare të presidencës amerikane, Thomas Donilon.

Ata do të bisedojnë për çështjet e sigurisë ndërkombëtare dhe rrugët për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh.

Dmitry Peshkov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë javën e kaluar se Patrushev mund t’i dërgojë një letër nga Putini presidentit të SHBA-së, Barack Obama.

Një tjetër letër nga Obama i është dorëzuar Putinit në muajin prill.

Sipas këshilltarit të presidentit rus, Yury Ushakov, letra e Obamës ka përmbajtur “një numër propozimesh, të destinuara për thellimin e dialogut dhe të bashkëpunimit dypalësh në çështjet politike dhe ushtarake”.
XS
SM
MD
LG