Ndërlidhjet

Sllovaki: Evitohet vjedhja rekorde në bankë


Policia e Sllovakisë thotë se e ka arrestuar një shtetas gjerman, i cili është përpjekur ta vidhte shumën rekorde të parave – një miliard euro, nga një bankë në kryeqytetitin Bratisllavë, kanë raportuar mediat lokale.

Përfaqësuesja e policisë, Andrea Dobiashova, tha se kjo do të ishte vjedhja më e madhe në Sllovaki, në dhjetë vitet e fundit.

Shetatasi gjerman, Stefan S. është paraqitur si përfaqësues i dy kompanive të regjistruara në Sllovaki dhe ka kërkuar nga nëpunësit e bankës në Bratisllavë, që në xhirollogarinë e tij të bartet një miliard euro.

Me këtë rast ai ka paraqitur urdhresë të falsifikuar për transfer të parave dhe letrën e falsifikuar të Bankës Qendrore të Sllovakisë, në të cilën shkruante se banka duhet të bëjë transfer të parave, që atij gjoja i ishin dërguar nga një bankë e jashtme.

Por, për shkak të sjelljes së tij të pazakonshme, punonjësit e bankës e thirrën policinë, dhe shtetasi gjerman u arrestua derisa ishte në lokalet e bankës.

Ai mund të dënohet deri në 15 vjet burg.
XS
SM
MD
LG