Ndërlidhjet

Muzikë: Në moshën 74 vjeçare vdiq Ray Manzarek


Ray Manzarek
Ray Manzarek
Muzikanti Ray Manzarek, themelues i grupit legjendar The Doors, ka vdekur në moshën 74 vjeçare.

Muzikanti i ndjerë luante në instrumentet me tastaturë.

Grupi ka njoftuar se Manzarek kishte vdekur dje, në një klinikë në Rozenhajm të Gjermanisë, në praninë e pjesëtarëve të familjes së tij.

Ai ka vuajtur nga një lloj i kancerit të zorrëve.

Ray Manzarek dhe këngëtari Jim Morrison e kanë formuar grupin The Doors në vitin 1965, pas një takimi në Los Anxhelos.

Grupi ishte ndër më të suksesshmit në atë kohë.

Jim Morrison pat vdekur në vitin 1971, në moshën 27 vjeçare, por grupi e vazhdoi veprimtarinë e tij muzikore, duke përfituar gjithnjë e më tepër idhtarë.
XS
SM
MD
LG