Ndërlidhjet

Vulin mbetet në krye të Zyrës për Kosovën


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin do të mbetet në krye të Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, me kërkesë të serbëve të veriut, shkruajnë mediat në Beograd.

Një muaj më parë, Vulin ka dhënë dorëheqje nga ky post, duke thënë se nuk pajtohet me Marrëveshjen e Brukselit.

B92 shkruan se 8,000 serbë të veriut kanë nënshkruar peticionin për mbetjen e Vulinit.

Veçernje Novosti, në anën tjetër, shkruan se edhe zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me Vulinin për mundësinë e vazhdimit të detyrës.
XS
SM
MD
LG