Ndërlidhjet

logo-print
Të rinj të zemëruar në Stokholm kanë djegur një restoran, më shumë se 30 makina dhe kanë plagosur tre policë.

Trazirat kanë vazhduar për të katërtën natë me radhë dhe ato kanë shpërthyer pas disa të shtënave fatale të policisë.

Më 13 maj, policia ka qëlluar për vdekje një 69-vjeçar, duke tundur një hanxhar në një lagje të Stokholmit.

Incidenti ka shkaktuar akuza për brutalitetin e policisë.

Gjatë katër ditëve të kaluara, protestuesit kanë dëmtuar edhe dyqane, një shkollë, një çerdhe, një stacion të policisë dhe një qendër të artit.

Dhuna, për të cilën disa thonë se rrjedh nga zemërimi i të rinjve me papunësinë dhe diskriminimi i dyshuar i imigrantëve, ka tronditur kombin.

Kryeministri i Suedisë, Frederik Reinfeld, ka fajësuar “huliganët” për trazirat dhe ka bërë thirrje për qetësi.
XS
SM
MD
LG