Ndërlidhjet

Ukrainë: Protestë e gazetarëve kundër qeverisë


Protesta e gazetarëve në Kiev

Protesta e gazetarëve në Kiev

Afro 100 gazetarë kanë protestuar sot para ndërtesës së qeverisë së Ukrainës, për shkak të vendimit të kryeministrit për ndalesën me të cilën 10 gazetarëve nuk u lejohet të raportojnë nga mbledhjet e qeverisë.

Avokati i gazetarëve, Ihor Rozkladay, tha se moslejimi i akreditimit të gazetarëve është shkelje e ligjit për media në Ukrainë.

Ky zhvillim ndodhi pasi disa gazetarë kishin protestuar gjatë një sesioni qeveritar duke mbajtur mbishkrime në shpinë “sot është rrahur një gazetare, nesër – gruaja, motra, vajza juaj... prandaj bëni diçka”.
XS
SM
MD
LG