Ndërlidhjet

Obama: Kërcënimi nga terrorizmi më i përhapur


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama, tha sot se kërcënimi nga terrorizmi kundër Shteteve të Bashkuara, tash është më i përhapur se sa që ishte para një dekade. Megjithatë ai vlerësoi se Shtetet e Bashkuara janë më të sigurta sot, për shkak të punës së administratës së tij për ta luftuar terrorizmin.

Ai ka sinjalizuar se koncepti i luftës “së pakufishme”globale kundër terrorit, duhet të ridefinohet në përpjekje, që në shënjestër i kanë vetëm kërcënimet specifike kundër Shteteve të Bashkuara.

“Amerika është në udhëkryq” tha Obama në fjalimin madhor për sigurinë në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Uashington, dhe shtoi se “as unë, e as asnjë president, nuk mund të premtojë t’i shkaktoj disfatë totale terrorit”.

Mëtutje, Obama shpalli se thelbi i al-Kaidës në Afganistan dhe Pakistan është “në rrugën e disfatës” dhe se nuk ka pasur sulm të suksesshëm në tokën e Shteteve të Bashkuara, nga rrjeti terrorist, prej 11 Shtatorit të vitit 2001”.

Por, vendi duhet të mbetet vigjilent për sulmet nga drejtimet e tjera dhe të jetë vigjilent për kërcënimet e lokalizuara, siç ishin sulmet në Bengazi dhe në kapacitetet e kompanisë British Petrol në Algjeri, si dhe terrorizmi i rritur brenda, siç ishte sulmi me bomba, muajin e kaluar në maratonën e Bostonit, tha Barack Obama.
XS
SM
MD
LG