Ndërlidhjet

Çekia i jep azil priftit që mbrojti Pussy Riot-in


Maria Alyokhina, Yekaterina Samutsevich dhe Nadezhda Tolokonnikova
Maria Alyokhina, Yekaterina Samutsevich dhe Nadezhda Tolokonnikova
Një prift ortodoks i Rusisë, i cili ka mbrojtur anëtaret e burgusorua të grupt “Pussy Riot”, ka siguruar azilin politik në Republikën Çeke.

Sergei Baranov, i cili ka shërbyer në qytetin Tambov, ka tronditur Rusinë, kur ka publikuar një letër të hapur për Patriarkanën e Moskës, në të cilën ka shprehur zemërim për mosfaljen e tri vajzave.

Maria Alyokhina, Nadezhda Tolokonnikova dhe Yekaterina Samutsevich janë dënuar me dy vjet burgim, për shkak të një performance kundër presidentit Vladimir Putin, në një katedrale të Moskës, në shkurt të vitit 2012. Samutsevich më vonë është liruar me kusht.

Baranov, i cili që nga ajo kohë është çkishëruar, u ka thënë mediave çeke se azili ka hyrë në fuqi më 23 prill.

Ai ka thënë se planifikon të konvertohet në Kishën Katolike Greke.
XS
SM
MD
LG