Ndërlidhjet

logo-print

Sot, finalja në Ligën e Kampionëve


Foto e kombinuar e lojtarëve të Dortmundit dhe Bayern Munich-ut

Foto e kombinuar e lojtarëve të Dortmundit dhe Bayern Munich-ut

Evropa kurorëzon kampionin e saj në futboll sot.

Finalja e Ligës së Kampionëve mbahet në stadiumin Wembley në Angli.

Të dy finalistët janë gjermanë- Bayern Munich kundër Borussia Dortmund.

Bayern Munich është i favorizuar, duke luajtur finalen e tretë në katër vjet, përfshirë edhe atë të vitit të kaluar në të cilën pala bavareze humbi ndaj ekipit Chelsea të Londrës.

Bayern mori titullin gjerman gjashtë javë me parë dhe përfundoi 25 pikë përpara Dortmundit - të dy këto arritje rekorde në sezon.

Të dy ekipet në gjysmë-finale kanë luajtur kundër ekipeve kryesore spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid.
XS
SM
MD
LG