Ndërlidhjet

Peres kërkon tejkalimin e dallimeve


Presidenti i Izraelit Shimon Peres
Presidenti i Izraelit Shimon Peres
Presidenti i Izraelit ka thënë se paqja midis Izraelit dhe palestinezëve është “një mundësi reale” dhe se nuk duhet humbur më shumë kohë.

Shimon Peres i bëri këto komente në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror pranë Detit të Vdekur në Jordani.

Ai tha se të dy palët tashmë kanë një zgjidhje “funksionale” në planin e propozuar për dy shtete dhe iu bëri thirrje palëve që të kapërcejnë “skepticizmin dhe dyshimet”.

Komentet e Peresit vijnë një ditë pasi presidenti palestinez Mahmud Abbas i bëri thirrje Izraelit që “t’i japë fund okupimit të tokave tona” dhe lirimin e të burgosurve palestinezë.

Peres do të takohet me mbretin e Jordanisë Abdullahu II dhe nuk është përjashtuar as një takim me Abbasin.
XS
SM
MD
LG