Ndërlidhjet

Kenia kishte arrestuar më 2010 vrasësin e ushtarit britanik


Londër...
Londër...
Autoritetet në Keni thonë se një i dyshuar për vrasjen e ushtarit britanik në rrugët e Londrës në javën e kaluar, u arrestua në Keni në vitin 2010, derisa me sa dukej po përgatitej për t’u trajnuar dhe për të luftuar me militantët somalezë, të lidhur me Al-Qaedan.

Zyrtarët thanë se i dyshuari, Michael Adebolajo, i cili mbante pasaportë britanike, iu dorëzua autoriteteve britanike në Keni dhe u deportua.

Zyrtarët kenianë thanë se ai u arrestua nën dyshimet se kishte lidhje me individë të lidhur me grupin militant Al-Shabab.

Ushtari britanik, i cili ka shërbyer në Afganistan, u godit nga një automjet, dhe më pas u ther disa herë me thikë të mërkurën në Londër.

Adebolajo, 28 vjeçar dhe Michael Adebowale, 22 vjeç, janë të dyshuarit se kanë kryer vrasjen.

Ata po ruhen në spitale të veçanta, pasi që policia i qëlloi ata pas sulmit mbi ushtarin.
XS
SM
MD
LG