Ndërlidhjet

Kerry shpalos planin për ekonominë palestineze


Sekretari amerikan John Kerry shtrëngon duart me presidentin izraelit Shimon Peres(majtas) dhe presidenitn e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, 26 maj, 2013

Sekretari amerikan John Kerry shtrëngon duart me presidentin izraelit Shimon Peres(majtas) dhe presidenitn e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, 26 maj, 2013

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se është duke u zhvilluar një plan i mbështetur ndërkombëtarisht për ekonominë palestineze, që mund të jetë në vlerë prej 4 miliardë dollarësh.

Duke folur të dielën në Forumin Ekonomik Botëror në qytetin jordanez Al Shunah në Detin e Vdekur, Kerry tha se “jemi në kërkim të mobilizimit të investimeve në vlerë prej 4 miliardë dollarësh” në ndërtimin e turizmit.

Ai dha disa detaje të tjera, por tha se plani mund ta zgjerojë ekonominë palestineze deri në 50 për qind në tri vitet e ardhshme dhe do të shkurtojë papunësinë për pothuajse dy të tretat.

Megjithatë, Kerry tha se çdo gjë varet nga progresi paralel i paqes mes Izraelit dhe palestinezëve.
XS
SM
MD
LG